Lajme

Afro 170 lindje të kryera në shërbimin e maternitetit në Preshevë (Video)

Po bëhen tri vite që kur komunës tonë i është shtuar edhe një shërbim më shumë në vend, Shtëpia e Shëndetit në Preshevë tashmë posedon edhe maternitetin i cili është një mundësi shumë e mirë për të gjitha femrat.

Ekipi i televizionit Aldi vizitoi këtë institucion shëndetësor për të parë se si funksionon, cili është numri i pacientëve që janë të evidentuar, cilat shërbime kryhen gjatë qëndrimit këtu, për këto dhe shumë informacione të tjera na foli Driton Mustafa, gjinekolog dhe njëherit shef i shërbimit në gjinekologji.

Përveç kontrolleve të rregullta të shtatëzënis kryhen edhe lindjet dhe përcjellja e periudhës së lehonisë, duke pasur parasysh që ky është maternitet jashtë spitalor dhe duke ditur që mungon salla e operacionit dhe shërbimi i tranfuzionit këtu kryhen vetëm lindjet normale dhe atë nga lindje e dytë, e tretë dhe më shumë, kështu u shpreh z.Mustafa.

Kur jemi tek lindjet të cilat kryhen në Preshevë medoemos duhet të dimë se si proçedohet me regjistrimin e fëmijës së porsalindur. Z.Mustafa u shpreh se regjistrimi i fëmijëve bëhet nga shërbimi jonë dhe më pas të dhënat dërgohen direkt në shërbimin e ofiqarisë, një mundësi më e mirë kjo për të mos marrë rrugën për në Vranjë pasi që e gjithë proçedura përfundon brenda vendit tonë.

Në mungesë të kuadrove në vend materniteti në Preshevë ka pasur nevojë të pranojë mjek nga qytetet e tjera si Bujanoci dhe Vranja, mirëpo me përfundimin e specializimit të kuadrove tona ky shërbim do të pajiset me mjek të rinjë në mënyrë që rezultatet të jenë sa më të mira.

Related Articles

Back to top button