LajmeMagazina

Putin dhe Erdogan flasin për “Rrjedhën turke”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë diskutuar për projektin e gazit “Rrjedha turke”.
Kremlini ka bërë të ditur se dy liderët kanë biseduar në telefon të martën.
I përballur me kundërshtime nga Bashkimi Evropian, Putin ka njoftuar më 1 dhjetor se Rusia ka hequr dorë nga “Rrjedha e Jugut” – një tubacion i propozuar për dërgimin e gazit rus përmes Detit të Zi në Evropë, raporton REL.
Kremlini tani shpreson të ndërtojë tubacionin “Rrjedha turke” në kufirin Turqi-Greqi deri në fund të vitit 2016.
Por, zyrtarët turq kanë paralajmëruar se planet ruse nuk mund të avancojnë aq shpejt.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button