LajmeMagazina

Ramil Aliu i falënderon nga zemra të gjithë ata që e ndihmuan

Profesori 28 vjeçar Ramil Aliu nga Bujanoci pas përfundimit me sukses të operacionit në veshin tjetër ka dërguar shumë falënderime për gjithë ata që e ndihmuan.
“Me ndihmën e All-llahut sot me sukses e kreva operacionin e dytë në veshin e djathtë. Pas 11 operacioneve me ndihmën e All- llahut arrita të dal nga salla operacionit”
“Në shpirt kam shumë ndjenja e fjalë për të gjithë qytetarët që u solidarizuan me mua, që me ndihmën e Zotit më dhanë mundësinë e të jetuarit.Andaj të nderuar vëllezër dhe ju që për të më ndihmuar nuk kursyet asgjë, në emrin tim dhe të familjes ju falënderoj shumë, duke shpresuar që askush të mos sfidohet nga sëmundje të tilla.All-llahu ju shpërbleftë është shprehur Ramili. Këto fjalë janë publikuar në profilin e tij facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button