Arifi: Kompania ”Saba Bellça” ka ngadalësuar ecurinë e punimeve në rrugën Karposh (Video)
Arifi: Kompania Saba Bellça ka ngadalësuar ecurinë e punimeve në rrugën Karposh
Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi sot para mediave ka mbajtur një konferencë në lidhje me ecurinë e punimeve në rrugën Karposh.
Kontrata e projektit të kësaj rruge sipas z.Arifi është nënshkruar më 16 janar 2016 dhe afati për kryerjen e punëve ka qenë 120 ditë pune ndërsa realisht ka filluar të punohet nga 20 shtatori i vitit 2017 dhe deri më tani kanë kaluar 10 muaj dhe ky projekt akoma nuk është finalizuar dhe kjo sipas z.Arifi është bërë qëllimisht nga punëkryesi, e cila është kompania ”Saba Bellça” nga komuna e Preshevës.
Siç është tashmë e ditur se faza e parë e kësaj rruge ka përfunduar ndërsa siç ishte e parashikuar deri më tani duhej të përfundonte dhe faza finale, mirëpo për shkak të kompanisë në fjalë ky projekt është ngadalësuar dhe vazhdon ta ngadalësojë këtë procedurë dhe kjo përshkak të raportit që e ka me opozitën respektivisht subjektin politik Partia Demokratike Shqiptare.
Kryetari Arifi deklaroi që komuna ka shlyer detyrimet ndaj kësaj kompanie dhe se do të ndërmar masa në vazhdim nëpërmjet organeve kompetente nëse vazhdon të vonohet ky projekt.