Lajme

Zv.Ministri Gjergj Dedaj sulmon minoritetet bën thirrje për mobilizim kundër tyre

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, përsëri ka dalë me një deklaratë skandaloze për komunitetet në Kosovë, ai përmes një postimi në “Facebook”, ka pretenduar se Turqia dhe Serbia po synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë përmes emisarëve të tyre.
Ai ka bërë thirrje për mobilizim kundër turqve dhe serbe të Kosovës duke kërkuar çrrënjosen e tyre nga Kosova, transmeton Gazeta e Re.

Ky është postimi i tij i plotë në profilin e tij në rrjetin social:

“Shtrigat e Ballkanit

Turqia dhe Serbia, synojne rikthimin e tyre strategjike ne Kosove, secila përmes emisarëve te tyre, te mbetur nen rrënjët e sundimit shekullore dhe mbetjet e këtyre sundimtarëve te ndyre, te cilët duhet te çrrënjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit!”.

Postimi i Dedajt ka shkaktuar reagime të mëdha në rrejte-sociale, me qindra qytetarë kanë konsideruar deklaratat e tij fyese madje shumica e tyre kanë konstatuar se ai ka shkelur haptas kushtetutën duke kryer këto vepra penale:

1- Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 i KPRK-së
2- Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 të KPRK-së
3- Veprën penale tentim për rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të KPRK-së
4- Thirrje për rezistencë nga neni 411 të KPRK-së.

Vlen të ceket se Dedaj shpesh ka publikuar reagime të tilla te cilët janë konsideruar si përçarëse dhe nxitëse të urrejtjes ndaj komuniteteve etnike dhe fetare në Kosovë. Se fundmi ai ka kundërshtuar shefin e tij, Ministrin e Jashtem, Behgjet Pacollin për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare OBI.

Related Articles

Back to top button