Lajme

Mafiozët e institucionalizuar: Paga, shtëpi, banesa e vetura – Kjo është pasuria e Valdete Dakës

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) për vitin 2018. Daka ka thënë se nga të hyrat vjetore ka pagë dhe shtesa me vlerë prej 31 mijë e 980 EURO kurse mëditje 4.508 euro.

Ndërsa ajo e bashkëshortit të Dakes ka pensionin nga MPMS në vlerë prej 1,840 euro dhe trustin në vlerë prej 3.300 euro. Po ashtu shefja e KQZ-së, ka treguar se pagat dhe mëditjet e fëmijëve që marrin nga një universitet privat janë në vlerë prej 10 mijë e 650 euro në njërën bankë.

Sipas deklarimit, në pasuri të paluajtshme Daka ka shtëpi pushimi me 125 metra katrorë, të cilën e ka blerë 73 mijë euro e që e ka në pronësi të bashkëshortit. Banesë me sipërfaqe 106 metra katrorë që e ka blerë 63 mijë euro. Tokë ( 528m2 me rrugë ) me sipërfaqe 482 metra katrorë e ka blerë 19 mijë e 798 euro, në pronësi të bashkëshortit. Tokë me 400 metra katrorë që e ka blerë 48 mijë euro në pronësi të bashkëshortit.

Ndërsa, pasuri të luajtshme, numri një i KQZ-së ka një veturë të tipit Hundai që e ka blerë 12 mijë e 700 euro dhe një veturë të tipit BMW e fëmijëve me vlerë 7 mijë e 200 euro.

Para të gatshme Daka ka deklaruar se posedon në njërën bankë 9 mijë e 511.54 euro.

Sa i përket detyrimeve financiare ndaj personave juridik dhe fizik, ajo ka thënë se ka një kredi me qëllim të shkollimit të djalit me kohëzgjatje 10 muaj në vlerë prej 6 mijë e 300 euro.

Daka ka theksuar se –Toka është blere nga paratë e kursyera 18000 + 24000 nga shitja e shtëpisë + 6000 hua nga vëllai im.
* Vetura BMW është blerë 5000 nga paratë e bashkëshortit (nga shitja e shtëpisë) + 2000 te djalit.
* Shtëpia familjare ne … ende figuron ne emrin e bashkëshortit, për shkak te procedurave te bartjes. E njëjta është paguar në tërësi nga blerësi.

VINI RE! MekuliPress vepron në bazë vullnetare. Redaksia nuk pranon ndihma nga partitë politike e as nga Qeveria. Na ndihmo të mbijetojmë të pavarur!

Related Articles

Back to top button