Viteve të fundit është shtuar dukuria që qytetarët e Kosovës të japin para të majme për një nuse nga Shqipëria.
Rexhep Kastrati nga Zatriqi i Prizrenit, thotë se i ka paguar tremijë euro për një grua nga zona e Malësisë së Madhe.
Ai pagoi për një nuse 35-vjeçare, kurse ia sollën një 19 vjeçare. Pasi i dha paratë, nuk mund ta kthente atë.
Atëbotë Rexhepi ishte 61 vjeç kur u martua. Thotë se u martua nga dëshira për të pasë një djalë. Me gruan që i kishte vdekur kishte pasur 12 vajza.
Me gruan e dytë ka dy vajza dhe një djalë.