Lajme

Familja Beqiri nga fshati Buhiq bëhet me shtëpi të re (Video)

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në muajin maj ka vizituar familjen Beqiri nga fshati Buhiq, familje kjo e cila jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. Nëpërmjet një mesazhi të përcjellur nëpërmjet mediumit RTV Aldi ka arritur deri tek personat vullentmirë të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre për të ndihmuar këtë familje.

Në një afat record për vetëm 2 muaj e gjysëm me donacionin e Shoqatës Humanitare Mërgimtarët Deggendorf dhe bizneseve lokale në komunë të Preshevë sot për herë të parë është bërë dhe enaugurimi I shtëpisë së re të familjes Beqiri.

Shoqata Humanitare Mërgimatrët Deggendorf njërën ndër shtyllat e saj e ka edhe humanitetin me crast ka ndërtuar shtëpi për familjet në nevojë dhe kur morrëm veshë për rastin e kësaj familje dhe u bindëm dhe vetë që me të vërtet ka nevojë për mbështetjen tonë nëpërmjet shoqatës Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit ne vendosëm që është e rëndësishme që ky projekt të realizohet, u shpreh Edmond Skenderaj kryetar I shoqatës Humanitare Mërgimatrët Deggendorf

Poashtu jemi shuëm të kënaqur me rezulatet përfundimtare dhe punën e bërë nga QSA, si dhe I bëjmë apel të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë në vazhdimësi për raste të tilla.

Sot është një ditë e gëzuar dhe jemi shumë të lumtur për shtëpinë e re pasi që shtëpia në të cilën jetonim më parë nuk I poltësonte kushtet për jetesë poashtu falënderoj QSA dhe Shoqatën Humanitare Mërgimatrët Deggendorf për ndërtimin e shtëpisë.

Gentiana Beqiri vajza e vogël e shtëpisë më në fund ka dhomën e saj dhe ndjehet shumë e lutmur dhe për këtë gjë ajo falëndëron të gjithë ata që kanë kontribuar

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në kuadër të projektit të tyre ‘’Strehimi” ka aritur që edhe këtë familje ta bëjë me kulm mbi kokë, Ramadan Dalipi kryetar I Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit shprehu falënderim të vecantë për Shoqatën Humanitare Mërgimatrët Deggendorf si dhe bizneset private në komunë të Preshevës.

Një shtëpi e re, me kushte shumë të mira e cila tashmë plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për jetesë për familjen Beqiri nga fshati Buhiq. Përurimin e kësaj shtëpie e bënë jo vetëm familjarët por edhe antëtarë të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit dhe anëtarë të Shoqatës Humanitare Mërgimatrët Deggendorf.

Related Articles

Back to top button