LajmeMagazina

Kosovarja lindi binjakë në moshën 60-vjeçare

Një femër 60-vjeçare, në Wels të Austrisë të mërkurën ka lindur fëmijë binjakë. Ajo është një shqiptare nga Kosova, shkruajnë mediat austriake, ndërsa solli në jetë dy djem: Eldionin dhe Elmedinin.
Mediat austriake shkruajnë se ajo mbeti shtatzënë në mënyrë artificiale, me metodën IVF, në një klinikë të Turqisë.
Çifti shqiptar kishte një vajzë, por mbizotëronte dëshira për djalë. Ndaj, lumturia e tyre është e papërshkrueshme.
Zëdhënësja e spitalit në Austri thotë se shtatzënia në atë moshë është e rrezikshme, porse nëna shqiptare kaloi mirë, ndonëse kishte diabet dhe anemi.
“Nëna dhe fëmijët janë mirë”, thotë gjinekologu që është marrë me këtë rast. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button