Shqiprim Arifi ia uron 1 shtatorin nxënësve dhe mësimdhënësve në Luginë të Preshevës
Të dashur nxënës,
Të nderuar mësimdhënës,
Të nderuar prindër,
Shfrytëzoj rastin t`ju uroj përzemërsisht fillimin e vitit të ri mësimor, me shpresë se ky vit do të jetë i mbarë dhe me rezultate sa më të mira.
Jemi të lumtur gjithashtu që shumë nxënës sot fillojn ditën e parë shkollore, ata do të gjejn shumë miq të mirë dhe do të mësojn shumë gjëra të bukura. Do jemi të gjithë krenar me suksesin e tyre!
Prindërve ju dëshiroj suksese dhe një bashkëpunim sa më të mirë me institucionet shkollore, e cila është një reflektim pozitiv dhe garancë e suksesit të fëmijës suaj gjatë kësaj periudhe të rëndësishme të jetës. Ndërkaq mësimdhënësve në Luginën e Preshevës, ju përgëzoj për këtë vitë të ri shkollor dhe ju falënderoj për misionin tuaj fisnik në arsimimin dhe edukimin e brezave të reja përparimtare si padyshim çelësi i ardhmërisë sonë të suksesshme!
Urime fillimi i vitit të ri shkollor!
Shqiprim Arifi,
Kryetar I Komunës së Preshevës.
Preshevë, 03.09.2018