Lajme
Arrestohen shtatë serbë, për 3 mijë euro i dërgonin kosovarët në Hungari
Shtatë persona në Serbi janë arrestuar për kontrabandim njerëz nga Kosova për në vendet evropiane. Sipas asaj që raporton Telegrafi serb, kosovarët paguanin deri në tre mijë euro për t’i larguar nga Kosova.
Kosovarëve në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë iu jepeshin pasaporta serb, ndërsa nga Hungaria dërgoheshin në Austri.
“Në Serbi janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për kontrabandim në numër të madh të njerëzve të nacionalitetit shqiptar nga Kosova, të cilëve u mundësohej dalja në vendet evropiane në mënyrë të jashtëligjshme”, shkruan telegrafi serb.
Sipas MUP-it serb, ata u arrestuan pas disa muajsh hetime ndërkombëtare në bashkëpunim me policët nga Hungaria.