LajmeMagazina

Bora paralizon Stambollin, probleme në aeroportin “Ataturk”

Reshjet e dendura të dëborës në Stamboll, që filluan ditën e djeshme, kanë paralizuar qytetin, ndërsa do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.
Në disa pjesë të Stambollit dëbora ka arritur lartësinë prej 25 centimetrash që është e pazakonshme për këtë qytet. Zyra meteorologjike ka njoftuar se reshjet e dëborës do të vazhdojnë deri ditën e nesërme. Të premten pritet ndalja e reshjeve të dëborës, ndërsa pas fundjavës pritet rritja e temperaturave, raporton Anadolu Agency.
Për shkak të kushteve të këqija të motit dukshmëria e dobët në qytet ka shkaktuar probleme të shumta në komunikacion, ndërkohë që Bosfori është mbyllur për trafikun detar.
Për shkak të dëborës në aeroportin “Ataturk” dukshmëria është reduktuar ndjeshëm. Kompania ajrore Turkish Airlines për shkak të kushteve të këqija të motit ka pezulluar 334 fluturime të ditës së nesërme dhe gjithashtu ka pasur dhe disa vonesa në fluturimet e ditës së sotme. Ndërsa në disa kompani të tjera ka pasur anulime të fluturimeve në linjat e brendshme dhe të jashtme.
Autoritetet në Stamboll u bënë thirrje qytetarëve që për shkak të kushteve të këqija të motit nuk do të lejohet përdorimi i automjeteve pa zinxhirë, veçanërisht kamionët.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button