Lajme

Shkolla Fillore ”Selami Hallaçi” në Rahovicë me drejtor të ri (Video)

Me fillimin e vitit të ri shkollor ky instituticion arsimorë tani edhe me drejtor te ri…

Me 3 shtator në të gjitha institucionet arsimorë ka filluar proçesi i ri shkollor me probleme të ndryshme që i tangojnë të gjitha shkollat tona si mungesa e teksteve shkollore dhe zvogëlimi i numrit të nsënësve.

Ne si ekip ishim sot në shkollën fillore Selami Hallaçi në fshatin Rahovicë ku zhvilluam një intervistë me drejtorin e kësaj shkolle z.Amir Sylejmani.

z.Sylejmani gjatë kësaj interviste foli për problemin që e shqetëson këtë shkollë, si zvogëlimi i numrit të nxënësve, tepricat teknologjike dhe mungesa e teksteve mësimore

z.Sylejani foli edhe për kushtet në infrastrukturë siç është fjala për njërin objekt të vjetër që ka kjo shkollë ku nuk i plotëson kushtet më elementare për zhvillimin e procesit normal mësimorë, ku ai tha se pritet që vitin e ardhshëm të bëhet renovimi i sajë në tërësi.

Në këtë institucion edukativo arsimorë gjithësej mësojnë 334 nxënës ku 32 janë në klasën të parë.

Related Articles

Back to top button