Lajme

Shqiptarët dhe serbët bëhen bashkë: Po vdesim, nuk na interesojnë kufijtë!

Në Luginën e Preshevës, as shqiptarët e as serbët nuk i kushtojnë shumë vëmendje debatit të hapur së fundmi për ndryshimet kufitare midis Serbisë dhe Kosovës , ata janë shumë të zënë duke punuar dhe përpjekur për të jetuar, raporton AFP.

Një nga rajonet më të varfra të Serbisë, në Preshevë në vitin 2001 shqiptarët u ngritën në revoltë rrëmbyen armët dhe kërkuan të bashkoheshin me Kosovën.

Shqiptarët e Kosovës shpallën pavarësinë nga Serbia në 2008, dhe Beogradi ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Por këtë verë, presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, sinjalizuan një ide për “korrigjime kufitare”, me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në media shkruhet se Serbia do të marrë Mitrovicës, qytet i banuar nga serbë etnikë, dhe Kosova do të marrë Luginën e Preshevës e banuar nga shqiptarë etnikë. Nga 75,000 banorë të luginës, 60,000 besohet të jenë shqiptarë etnikë.

Armët tani janë lënë mënjanë. Por e vendosur në mes të Serbisë, Maqedonisë dhe Kosovës, lugina mbetet e vetmuat, e goditur nga papunësia e lartë dhe e ndjekur nga shërbimet serbe të sigurisë. Megjithëse nuk ka figura zyrtare, në luginë rendi dhe siguria vendoset nga qindra ushtarë dhe policë.

Kompanitë e mëdha të epokës jugosllave janë zhdukur, të tilla si fabrika e plastikës “7 korrik”, fabrika e shtypit “Grafofleks”, firma tregtare “Buducnost” dhe një fabrikë për klasifikimin e duhanit.

Papunësia është rreth 70 për qind, tregojnë shifrat zyrtare. Fasadat e shkatërruara të Preshevës dëshmojnë për mjerimin. Paga mesatare mujore arrin 100 euro. Në qytetin tjetër Bujanoc, ku fabrika e ujit mineral Heba ofron vende pune, paga mesatare arrin në 200 euro.

“Pa perspektivë për punë, të gjithë do të largohen nga këtu”, tha për AFP Jonuz Kamberi, një shqiptar etnik 24 vjeçar.

Ai nuk kishte çfarë të komentonte për idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Gjithsesi, ata nuk do të më pyesin mua. Ata nuk do marrin mendimin tim”, tha ai.

Shkëmbimi i territori do të ishte “budallallëk”, tha Bratislav Trajkoviq, një serb 64 vjeçar nga fshati multietnik i Reljanit. “Ajo që na duhet është puna, dhe të gjithë (serbët dhe shqiptarët) mendojnë të njëjtën gjë”, tha Trajkoviq, një nëpunës civil.

Të dyja palët janë nën presion nga Brukseli për të përfunduar një marrëveshje.

Serbia po negocion për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Kosova dëshiron të hapë bisedimet e anëtarësimit me bllokun dhe gjithashtu të bashkohet me Kombet e Bashkuara.

Në një tjetër qytet, Slavujevc, 500 banorë janë serbë. Pesëdhjetë e pesë vjeçari Stojan Nedeljkoviç tha se besonte ndryshimet kufitare “nuk do të zgjidhin ndonjë problem, as për serbët as për shqiptarët”.

“Shqetësimi kryesor është se njerëzit nuk kanë punë për të jetuar”, shtoi Nedelkoviç, babai i pesë vajzave.

“Një fabrikë do të ndryshojë gjithçka”, tha shoku i tij, Nenad Gjorgjeviç, një punonjës metaliku 55-vjeçar.

Por nëse asgjë nuk ndryshon “të gjithë fëmijët do të largohen”, shtoi Djordjeviç, i cili punon në një fabrikë të drejtuar nga një shqiptar etnik.

Nga 130 shtëpi në Slavujevac, rreth 40 janë bosh ndërsa në të tjerat jetojnë të moshuar.

Armend Aliu, zëvendës-kryetari i komunës së Preshevës, 40 vjeçar, tha se shteti serb “injoroi kërkesat e thjeshta”, si: Presheva mund jetë një zonë industriale për të tërhequr investitorë; mund të shërbejë si pikë e re kalimi kufitar për në Maqedoni; dhe injoron kërkesën për libra shkollorë në gjuhën shqipe. Mosveprimi i Beogradit mund të nxisë aspiratat nacionaliste”, tha ai.

Por, Fadili një shqiptar 60-vjeçar tha: “Pensioni im në Serbi është 300 euro dhe më kanë thënë se në Kosovë do të jetë rreth 50 euro”, tha i moshuari, i cili nuk pranoi të jepte mbiemrin e familjes. Rreth njëqind kilometra në veriperëndim të Kosovës, Nazmi Aliu, një zjarrfikës 71-vjeçar në pension, gjithashtu kishte frikë se lëvizja e kufirit do ta vinte nën sundimin e Beogradit. Aliu jeton në Suhodoll, një fshat shqiptar në rajonin e Mitrovicës veriore.

“Investime të mëdha të sektorit privat mungojnë në rajon”, sipas një raporti të rrallë ekonomik të vitit 2015 nga instituti i Prishtinës RIINVEST. “Ndihma e vlefshme vjen kryesisht nga donatorët ndërkombëtarë dhe agjencitë qeveritare”.

Adnan Jusufi, një i papunë 42-vjeçar, tha se një shkëmbim territorial do ta bënte situatën edhe më keq. Ai dyshon se Serbia do të nxisë shumë shqetësime për shqiptarët etnikë në Mitrovicën veriore.

“Shqiptarët nga Mitrovica veriore “nuk kanë punë, nuk kanë shkolla” dhe do varen “qeveria”, tha ai.

Related Articles

Back to top button