Lajme

Kosovë, valë arrestimesh të deputetëve që kërcënojnë prokurorët

Policia e Kosovës ka ndaluar deputetin e AAK-së, Shkumbin Demaliajn, për shkak të deklaratave kërcënuese të bëra ndaj ish-prokurorit, Elez Blakaj. Deputeti Demalija u arrestua me urdhër të prokurorit Rexhep Maqedoncit. Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Pas ngritjes së akuzës ndaj Demalisë si anëtar i komisionit për verifikimin e listave të veteranëve dhe publikimit të listës me veteranët mashtrues në të cilën ndodhej edhe emri i babait të tij, deputeti filloi fyerjet dhe kërcenimet ndaj ish-Prokurorit Elez Blakaj, shkruajnë mediat kosovare.

Në një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës, Demalija ka thënë se do të merret privatisht me ish-prokurorin Blakaj.

“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur”, tha ai.

Related Articles

Back to top button