Lajme

Kompania “Solid” është shpresa jonë dhe së bashku me kompanitë tjera lokale paraqet rimëkëmbjen tonë sociale dhe ekonomike (Video)

Kompania “Solid” është shpresa jonë dhe së bashku me kompanitë tjera lokale paraqet rimëkëmbjen tonë sociale dhe ekonomike.

“Solid”-i ishte përzgjedhur nga të pangopurit dhe paeturit e ish-pushteteve si objekt sulmi linçues politik dhe publik ndaj pronarëve të kësaj kompanie, subjektit që përfaqësoj unë si dhe faktikisht ndaj gjithë qytetarëve të kësaj Komune. Nuk egziston gjë që nuk kemi dëgjuar e lexuar nga moçalet zhytëse të stërvjetëruarve politik dhe ata madje tentuan të sabotojn hapjen e saj duke përpahur propaganda dhe konspiracione antiqytetare. Të tillë ishin, të tillë janë!

E rëndësishme është se kjo kompani ka punësuar rreth 70 persona e cila mundëson jetesën e 70 familjeve dhe kjo kompani ka një potencial për të punësuar edhe 200 persona tjerë, ndërkaq ne jemi sëpari falënderues dhe pastaj krenar me këtë kompani preshevare.

Tani a është e mjaftueshme hapja e “Solidit” për mirëqenien e plotë të qytetarëve të Komunës së Preshevës? Natyrisht se jo, megjithatë është një fillesë për ti kuptuar ndryshimet e mëdha në politikbërjen zhvillimore si dhe qasjen serioze ndaj problemeve në Komunën tonë. Ne për 2 vite kemi dalur me rezultat 1, ndërkaq tandemi PDSH dhe PVD në 27 vite me rezultat 0, konform politikave të tyre regresive.

Preshevë, 28.09.2018

Shqiprim Arifi,

Kryetar i Komunës së Preshevës

Related Articles

Back to top button