Haradinaj takoi nxënësit nga Lugina e Preshevës
Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot nxënësit e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se rinia shqiptare, autoktone në trojet e veta, do të ketë të ardhme prosperuese.
“Ndjenjë vërtetë e posaçme t’i takoj dhe të bashkëbisedoj me nxënësit e mrekullueshëm të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, të cilët janë mysafirë të Institucioneve të Kosovës. Rinia shqiptare, autoktone në trojet e veta, me vlera unike dhe paqedashës, do të kenë të ardhme prosperuese për të cilën është garancë orientimi ynë properëndimor dhe synimi për paqe e mirëkuptim me të gjithë popujt e rajonit. I sigurova se perspektiva e tyre, por edhe e të gjithë shqiptarëve, është e ndritur, duke i porositur që të shikojnë me guxim e shpresë nga e ardhmja. Të rinjtë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet t’i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë si moshatarët e tyre kudo në Evropë dhe për këtë do ta kenë çdoherë krah Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.