Lajme

Beteja për Këshillin Nacional, zyrtarizohen 5 kandidatë, ja kush garon për kryetar

Zgjedhjet për Këshillat Nacionale të Pakicave në Serbi janë caktuar të mbahen më 4 nëntor.

Ka pasur mendime se këto Zgjedhje kësaj here duhen të bojkotohen për shkak të Bisedimeve Finale Kosovë-Serbi dhe mundësisë të Bashkangjitjes të Luginës së Preshevës me Kosovën por qëndrimet e Subjekteve Politike të Luginës janë vendimtare dhe legjitime dhe ato tani më i kan dorëzuar Listat dhe Kandidatët potencial Komisionit Republikan Zgjedhorë dhe Fushata vetëm sa nuk ka filluar.

Gjithësejt pesë Subjekte Politike do të garojnë për këto zgjedhje, secila parti ka nominuar kandidatët më të mirë të mundshëm!

Për të parin e KNSH-së nga Alternativa për Ndryshim (APN) do të garojë – Arbër Pajaziti
Për të parin e KNSH-së nga Lëvizja për Reforma e PDSH-së do të garojë – Sami Salihu
Për të parin e KNSH-së nga Partia Demokratik (PD) do të garojë – Sali Salihu
Për të parin e KNSH-së nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) do të garojë – Ragmi Mustafa.
Për të parin e KNSH-së nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të garojë – Enver Mehmeti

Related Articles

Back to top button