LajmeMagazina

Të rinjët nga Presheva shpërndan fletëpalosje me moto “Kujdes nga fishekzjarrët”

‘Kujdes nga Fishekzjarrët’ ishte kjo motoja me të cilën, Zyra për të rinj në bashkpunim me SHMT ‘Presheva’ – profili mjekësi realizoi aktivitetin e rradhës ‪#‎KujdesNgaFishekzjarret‬ .
Në oborret e dy shkollave të mesme në Preshevë, në vazhdën e aktiviteteve me karakter vetëdijësues për të rinjtë, u bë shpërndarja e fletpalosjeve, si dhe vendosja e posterave në ambientet e shkollave të mesme.
Qëllimi i kësaj fushate është që të ofrojë një vlerësim në lidhje me rrezikun nga përdorimi i pakontrolluar i mjeteve piroteknike në Preshevë, duke sugjeruar marrjen e masave të nevojshme në drejtim të zvogëlimit të pasojave eventuale të cilat mund të shkaktohen nga ky fenomen. Kampanja vetëdijësuese për mënyrën e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe efektet anësore – për shëndetin e njeriut, pasurinë, ambientin – boten bimore (ajrin dhe ujin) si dhe atë shtazore.
Vërehet një mungesë e kujdesit prindëror në edukimin dhe dekurajimin e fëmijëve për përdorimin e këtyre mjeteve, gjë që vë në rrezik serioz mirëqenien dhe shëndetin e tyre.
Përdorimi i mjeteve piroteknike më së tepërmi rrezikon sigurinë personale të individëve. Në raste më të ‘lehta’ mund të shkaktohet dëmtimi i shëndeti fizik dhe psikologjik të individëve, kurse në rastet më të rënda, edhe të shkaktohet vdekja e tyre. Disa prej problemeve shëndetësore që shkaktohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike janë: lëndimet si dhe gjymtimi trupor, problemet kardiovaskulare, dëmtim i dëgjimit, humbja e shikimit, shkaktim i frikës, stresit, ndikime psiko-sociale dhe të ngjashme. Mjetet piroteknike janë mjete të rrezikshme të cilat në shumë raste mund të ndikojnë në krijimin e një ambienti jo të sigurt në vendin ku ato përdoren. Me përdorimin e tyre nga individ të thjeshtë gjatë festave të fund vitit, në rrethana të ndryshme janë shkaktuar pasoja shëndetësore dhe psikologjike të cilat kanë ndikuar në krijimin e një ambienti mjaftë kaotik.
‪#‎Tymi_juaj_më_ngulfatë‬
‪#‎Mjetet_piroteknike_bëjn_ajrin_toksik‬
‪#‎Pse_shkelni_të_drejtën_time_për_ajr_të_pastër‬
ZYRA PËR TË RINJ,Preshevë 
SHMT ‘Presheva’ – profili mjekesi, Dr. Nazmi Z. Mehmeti

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button