Lajme

APN e para në Preshevë, PVD e para në Bujanoc

40 % e votuesve votuan një nga gjashtë partitë që garonin për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve të KKSH-së në Preshevë ka shpallur rezultatet preleminare për të gjitha vendvotimet dhe sipas të dhënave numrin më të madh të votave 35.51% e ka fituar kryetari aktual i Komunës Shqiprim Arifi – APN.

Partia Demokratike e Shqiptarëve u mbështet me 23.23% e votuesve, Partia e Veprimit Demokratik 22.26%, dhe Lëvizja për Reforma PDSH me 16.49%. Dy partitë e tjera, Partia Demokratike dhe Forumi Shqiptar i Zhvillimit Ekonomik në Serbi, morën rreth një përqind të mbështetjes.

Sipas të dhënave në Bujanoc, Partia për Veprim Demokratik e kryetarit aktual të komunës së Bujanocës, Shaip Kamberi, mori më së shumti vota, e dyta u rradhitë Partia Demokratike e Nagip Arifit dhe Alternativa për Ndryshim u rradhit e treta në Bujanoc.

Rezultatin përfundimtar do ta paraqesë ditëve në vijim Komisioni Republikan i zgjedhjeve – RIK dhe do të dihet se nga sa këshilltarë do të ketë secila parti.

Related Articles

Back to top button