Kujtesë për ata prindër që nuk i kushtojn kohë çdo ditë fëmijëve
Këtu është një letër e shkruar nga një nënë, që paraqet nostalgjinë për rrëmujën në shtëpi, që do ta kenë prindërit kur fëmijët e tyre të rriten.
Disa ditë me duket se nuk mund të ja dal me gjithë ato rroba te palara, ene dhe rrëmujën në shtëpi.
Por sot ndjeva një kënaqësi pasi vura djalin në gjumë, dhe serish u gëzova kur i lexova librin e preferuar vajzës sime dhe atë e zuri gjumi afër meje. Po aq e lumtur u ndjeva edhe kur bashkëshorti më dha puthjen e natës së mirë.
Kalova pak kohë sot duke pastruar dhomën e ndenjes. Pasi e përfundova, u ula në tokë dhe nisa te qaj.
Qava sepse e gjitha kjo do të më mungojë një dite. Do më mungojnë shume ato pemt-perimet që bien nga sofra e ushqimit te djalit dhe ngjiten pas lodrave të tij në toke.
Do te mungojë edhe ajo pasiguria teksa kontrolloj çdo cep të tokës, se mos fëmija i madh ka lënë ndonjë lodër me të cilën djali mund te lëndohet.
Do më mungojnë shumë ato shenjat e gishtave te vegjël te përlyer me kos, të ngjitura nëpër dyer e dritare.
Do të më mungojë edhe kërkesa e tyre për të fjetur me ta çdo natë, derisa t’i zërë gjumi dhe me pas unë të rreshqas ne dhomën time të fjetjes.
Shumë shpejt aq sa pa e kuptuar do të mbetemi vetëm me një kuti te vogël lodrash, të cilën do ta ruajmë për nipërit tanë e do të luajmë me ta kur te vijnë të na vizitojnë.
Bashke me fëmijët tanë do te përpiqemi t’i mbledhim serish për te pastruar dhomën. Dhe përsëri unë do te qaj sikurse bëra sot, teksa do te kujtoj ditën kur mblidhja lodrat e fëmijëve të mi.
Rrini me fëmijët, luani me ta, ata do të rriten shumë shepjt e nuk rrin dot me ju pastaj…
(Maria Tarkany)