Lajme
Nis marshi protestues për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën – FOTO
Shoqata Çamëria sot në Prishtinë ka organizuar “Marsh për Bashkim” të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit me Republikën e Kosovës. Shumë qytetarë janë grumbulluar para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë nga ku do të nis marshi protestues. Protestuesit do të marshojnë nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të sheshit “Skënderbeu” përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.