Ligji serb lë pa dokumente personale qytetarët e Luginës që jetojnë në Kosovë
Ligji për qëndrim të përhershëm dhe të përkohshëm në Serbi, i miratuar në vitin 2011, po ua pamundëson qytetarëve të Luginës së Preshevës që janë shpërngulur në Kosovë që t’i ndjekin procedurat ligjore për rregullimin e statusit juridik në Kosovë.
Sipas raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit në lidhje më të drejtat civile të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të zhvendosur në Republikën e Kosovës, kjo po ndodh për faktin se bazuar në këtë ligj, shteti i Serbisë po i shlyen nga evidenca qytetarët që nuk i gjen në vendbanimet e regjistruara dhe po iu pamundëson atyre pajisjen me dokumente personale.
Mungesa e dokumenteve, sipas raportit, qytetarëve të zhvendosur në Kosovë që nga vitit 2001, po iu pamundëson pajisjen edhe me dokumente të Kosovës.