Lajme
Kosova mund të anëtarësohet në Interpol të martën
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se në agjendën e samitit të Interpolit u konfirmua si pikë e rendit të ditës votimi i Kosovës për anëtarësimin në këtë organizatë.
“Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtar. Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë. Votimi do të ndodhë të martën”, ka shkruar Pacolli.