Lajme

Diskrimini në bazë të prejardhjes në Qytetin e Preshevës

Vërejtje: Ky shkrim ka për qëllim eleminimin e dukurive të këqia që bëhen nga klane të vogla që kanë qëllime të pëfitimeve personale.
Ndaj askujt nuk ekziston asnjë qëllim dashakaqës, përkundrazi ka qëllim sensibilizues.

Jemi dëshmitar për një fenomen të pakëndshëm i cili po ndodh në Komunën tonë.

Si në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” po ashtu edhe në çerdhen “ 8 Marsi” kemi ndarje të nxënësve në bazë të prejardhjes dhe të rangut shoqëror p.sh: kemi komplet klasa me nxënës “qytetarë” dhe “katundar” e cila nuk ndodh rastësisht por edhe ndarja e fëmijëve sipas statusit të tyre pasuror.

Imagjinoni në shekulin XXI të mbjellët kjo urrejtje qysh në femijëri dhe kjo bëhet nga politika dhe mësimdhënsit e pandërgjegjshëm.

Këto reagime kanë arritur tek ne nga prindërit ku janë ndjer të ofenduar nga ky gjest.

Rasti më flagrant është festimi i festave 7 dhe 8 Marsit ku ndodhi ndarja apo kategorizimi i fëmijëve në grupe. Më 7 Mars festuan femijët e “qytetarëve” kurse më 8 Mars fëmijët e “katundarëve”.

Imagjinoni qka mbjellin këta mesimdhënës në ambientet ku duhet të kultivohet dija dhe edukata dhe në vend të kësaj ata mbjellin urrejtje dhe dëmtojn zhvillimin normal të fëmijëve.

Cili është faji atij fëmije që vjen nga një familje e varfur?!
Cili është dëmi psikologjik që shkaktohet te fëmijët?!
Cili duhet të jetë reagimi jonë si shoqëri sepse po luhet me ndjenjat e fëmijëve tanë.

Related Articles

Back to top button