Nxënësit e Sh.F. ”Lugina” pjesëmarrës në garat në Durrës për nder të 28 Nëntorit (Video)
Këto gara organizohen çdo vit për nder të 28 Nëntorit në Shqipëri…
Si çdo vit me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Paravërisë së Shqipërisë shkolla e futbollit ”Lugina” merr pjesë në garat të cilat organzohen në Shqipëri të cilat këtë radhë do të mbahen në qytetin e Durrësit.
Si stafi i shkollës së futbollit ”Lugina” poashtu edhe nxënësit ishin përgatitur për të nisur këtë rrugëtim.
Klubi futbollistik ”Lugina” ka marrur ftesën nga ”Vllaznimi Cup” Durrës ku do të qëndrojnë për një natë dhe dy ditë dhe do të zhvillohen gara të futbollit.
Nagip Jakupi kryetar i Klubit të Futbollit ”Lugina” tha që ky organzimin mbahet çdo vit për nder të festës së 28 Nëntorit dhe në këtë garë pjesëmarrës janë grupmoshat U9 dhe U11 nxnënës si nga komuna e Preshevës poashtu dhe Bujanocit, rtvaldi.com
z.Jakupi poashtu tha që jemi të përgatitur për këtë udhëtim dhe presim që të kthehemi me rezultate të mira.
Poashtu mjaft të lumtur dhe të ngazëllyer ishin edhe fëmijët ku Leart Veseli, Viold Limani dhe Edon Salihi thanë që janë trajnuar mjaftueshëm nga trajnerët e shkollës së futbollit dhe presin që të kthehen me medalje.
Kjo nuk është hera e parë që nxënësit e shkollës ”Lugina” marrin pjesë nëpër gara të tilla mirëpo kjo radhë është edhe më e veçantë kur bëhet fjalë për një festë kombëtare, rtvaldi.com