Lajme

Disa fjalë të dhimbshme për trajtimin e Luginës nga Kosova

Jeni çu peshe!
Po me dhemb shume si po na trajtoni.
Vellezer jemi, nje gjuhe, nje fe, nje flamur, nje ideal ( kete te fundit po me duket se e keni harruar). Te njejtin okupator e kishim, kurse ne vazhdojme ta kemi. Nuk ka proces per çlirimin, shtetndertimin e rep. se Kosoves, e deri me sot, qe ne shqiptaret e Lugines se Presheves nuk kontribuam po aq sa ju, shqiptaret e Kosoves.

1.Organizimet luftarake ( guerile ),
2. Organizimet e demostratave,
3. Krijimi universitetit dhe ASHAK-ut,
4. 3%-shi,
5. Familja mbane familjen,
6. Organizimi dhe lufta per çlirim,
7.Krijimi I intitucioneve veteqeverisese,
8.Shpallja e Pavaresise,
9.Lobimet
10…..

Sot, ju keni lirine, dhe kerkoni te ecni para. Shume mire. Ku I keni vllezerit tuaj te Lugines? Çka bete, çka po beni, dhe çdo te beni per ta? Po flitet per korigjim, shkembim e ndarje, te gjitha po I merni me ” sportivitet “, ama veq kur po permendet emri Lugine, po merni turr te kundershtoni me baze e pa baze. Ju e njihni okupuesin tone aq sa e njohim ne, dhe nuk po mund ta besoj se per nje Leposaviq jeni dakord te vuajme ne!? Ndaluni, qetesohu, harroi vizat, harroje “ALLTENIN” e veriut…

1.Kur ke kundershtu per privilegjet e serbeve ne rep. E Kosoves?
2. Kur je çu n’kembe si popull per fatin e te pagjeturve?
3. Kur jeni organizu per privatizimin kriminal ne Kosove?
4. Kur keni kerku krejt bashkerisht pagimin e demeve te luftes?
5. A e ma n’mend per here te fundit kur tu kan kujtu krimet e luftes?…

Ndegjo! Nuk po kerkojme ne diçka qe nuk kerkove ti dje. Por kur kerkove ti, ne u beme bashk me ju, vepruam me ju, vuajtem me ju, fituam me ju. E sot kur ne kerkojme, pse kundershton ti? – do t’me shohesh te masakruar, djegur, e gjenocid mbi ne?! Pastaj del me foto neper FB e thua FREE FOR PRESHVËN…

Epo a e dini si po na trajtoni?- sikur ato femrat qe tentojne ti mbesin ne dore dikujt, qe kshyrin t’ia nzene dere dikujt! Kthjellu, vuaj me ne, kerko me ne, lufto me ne, angazhohu me ne, ashtu siç beme ne per ju, kur ju kishit nevoje. Ne fund te fundit nuk pytemi as ne e as ju, por ama fjalet vrasin shume. E vrasjet nga vllau, shkaktojne lendime te perhershme. Ne jemi ne gjendje te japim gjithçka per te pagjeturit, per zbardhjen e krimeve ne rep. E Kosoves. Kurse eshte radha juaj te vendosni qe keto mos te ndodhin tek NE. …

Serbia ka terhequr institucionet me te rendesishme nga Presheva, e disa edhe nga Bujanovci, ne Medvegje ka pasur me pak. 1. Nuk kemi gjykata, 2. Nuk kemi banka, 3. Kane terhequr edhe terminalin doganor… Serbia po pergadit qe “t’na heq qafe”. Po pse s’na duani JU! P.s. uroj ta keni nga padituria, ose nga budallija, e jo me vetedije te plote!

Autor: Muhamet Azizi

Related Articles

Back to top button