Lajme

Pas 14 viteve në skenën politike shuhet partia :Bashkimi Demokratik i Luginës(BDL)

Sipas informatave që ka siguruar stafi i Ministrise se Lajmeve, partia e BDL-së që udhëhiqej pothujase rreth 14 vite nga dr.Skender Destani tashmë zyrtarisht është shuar si subjeket politik.

Arsyet për një vendim të tillë ende nuk janë bërë të njohura. Vendimin e këtij lajmi e kanë konfirmuar eksponentët e partisë në fjalë. Por,kjo nuk do të thotë se disa nga antarët e BDL-së tashmë të shuar do të largohen nga skena politke.

Sipas disa informatave që Ministria e Lajmeve ka siguruar, disa nga antarët e kryesisë të Bashkimit Demokratik të Luginës janë bashkuar për të vazhduar aktivitetin politik në një subjekt tjetër. Kryetarja e degës të Patisë për Veprim Demokratik (PVD) dega në Preshevë znj.Ardita Sinani,i ka bërë thirrje për t’iu bashkangjitur dhe vazhduar rrugëtimin poltik disa eksponentëve të BDL-së.

Është përfolur se thirrja për t’iu bashkangjitur znj.Sinani është pranuar nga disa ish funksionarë të partisë të BDL-së.

Në ditët e ardhshme besojmë se do të dalin edhe zyrtarisht për ta shpalosur edhe më gjërë marveshjen e ish subjketit politik tashmë BDL-së dhe subjektit politik të PVD-së.

Për ndodhitë e tjera do t’iu informojmë ditëve nëvijim.

Related Articles

Back to top button