LajmeMagazina

Lugina destinacioni më i shpeshtë i emigrantëve ilegal,

Që nga viti 2009, policia kufitare në Preshevë ka parandaluar hyjren e 20000 emigrantëve nga vendet afro-aziatike.
Sipas informacioneve zyrtare. problemi i trafikmit të njerëzve është në rritje, e cila kryhet nga grupe të organizuara kriminale të kontrabandës.
Kufiri ruhet 24 orë nga patrullat e policisë kufitare nga qendra regjionale Rujan. Mbulohet zona kufitare shtetërore me një gjatësi prej 23 kilometra. Hyrjet e paligjshme më së shumti kryhen 15 kilometra në largësi nga autostrada ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë.
Kontrabanda kryesisht bëhet me vetura, emigrantët vijnë me vetura nga ana e Maqedonisë, ku pastaj kalojnë në këmbë kufirin, ndërsa në Serbi ata i presin grupi tjetër i kontrabanduesve që i transportojnë deri në Preshevë dhe Vranjë, raporton TV AlJazzera.
Pas kësaj, emigrantët nisen në veri, drejt Kroacisë apo Hungarisë.
Lugina e Preshevës është destinacioni më i shpeshtë i emigrantëve ilegal me hyrjen e tyre në Serbi.
Në kodrën e Mamincës është e vendosur termokamera, e cila zbulon çdo lëvizje në afërsi të kufirit.
Kjo termokamerë lexon lëvizjet e njeriut deri në 10 kilometra. Me përdorimin e kësaj kamere është dyfishuar zbulimi i emigrantëve ilegal. Kur të zbulohet lëvizja e tyre, patrollës policore i lajmërohet për pozitën e tyre se ku janë.
“Ata janë problem i madh, veçanërisht në hapsirën ku gjendemi ne, 15 kilometra në lindje dhe perëndim nga autostrada ku kalon kufiri. Kjo është zona më e rrezikuar. Muajt e fundit është shenuar një rritje e emigrantëve që të tentojnë të hyjnë në teritorin e Serbisë” ka thënë Dragan Llazareviq, zëvendës kryeshefi i qendrës rajonale në Preshevë.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button