LajmeMagazina

Shqiptari Hero Mes Serbëve

Një shqiptar ia ka dalë të bëhet hero në mes serbëve, kur ka ndlauar një grabtije të mundshme në qendër të Pozharevcit.
Naser Abazi, shitës i gështenjave në qendër as që kishte ëndërruar ndonjëherë se do të fitonte kaq famë, duke parandaluar grabitjen.
“Grabitësi erdhi me thikë në dorë, hyri madje në kioskë. Shitësja tentoi ta ndalte, por nuk ia doli”, thotë Naseri për KTV.
Ai kishte dëgjuar thirrjet për ndihmë të shitëses, kishte lënë gështenjat e tij dhe, ishte përleshur me grabitësin.
Më pas shqiptarit i ka ndihmuar edhe një polic, që ishte civil në atë rast. Shumë shpejt, policia ka mbërritur dhe e ka arrestuar grabitësin 27- vjeçar.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button