LajmeMagazina

Arrestohet Grupi 6 Antarësh: Trafikim Ilegal Me Çmim 9000 Euro Për Grup

Ministria e punëve të brendshme e Serbisë (MPB) ka njoftuar sot se ka arrestuar gjashtë antarë të një grupi të organizuar kriminal të dyshuar se që nga gushti deri në fund të muajit tetor kanë mundësuar kalim të paligjshëm të kufirit dhe tranzit nëpërmjet Serbisë për më shumë se 200 emigrant ilegal.
Me urdhër të Prokurorisë për Krim të organizuar, shërbimi për luftimin e krimit të organizuar ka arrestuar M.F (35), L.S (37), S.M (31), S.T (24), M.G (46) dhe D.LJ (46), thuhet në njoftim.
Nga MPB njoftojnë se kjo grupë ka mundësuar kalim të paligjshëm të kufirit Serbi – Maqedoni të shtetasve Sirisë, Pakistanit dhe Palestinës.
“Emigrantët ilegal, mes të cilëve ishin të mitur dhe fëmijë, pjestarët e grupit kriminal me një tarifë prej 9000 euro për grup, të përfshirë nga 30-80 persona, kanë bartur ma kamionë dhe furgonë, në kushte çnjerëzore, nga Presheva deri në Beograd” thuhet në deklaratë.
Dy antarë të këtij grupi janë arrestuar në muajin tetor, ndërsa të therët me akuza penale sillen para prokurorisë për krim të organizuar.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button