Lajme
Komuna e Bujanocit faleminderon Shpend Ahmetin për donacionin lidhur me festat e fundvitit
I dashuri Shpend,
Në emër të qytetarëve të Komunës së Bujanocit e veçanarisht në emër të të gjithë fëmijëve të komunës tonë, të faleminderoj ty dhe Komunën e Prishtinës për donacionin e siguruar për rregullimin e Sheshit të qytetit tonë në prag të festave të fundvitit.
Sheshi i Bujanocit s’ka qenë asnjëherë më i bukur se sot, ndërsa festat e fundvitit asnjëherë më të ngrohta.
Buzqeshjet e fëmijëve të Bujanocit le të jenë motivim i përbashkët drejtë sukseseve tona në të ardhmen.
Faleminderit Prishtinë.