LajmeMagazina

Filmi “My city screams” ku mer pjesë edhe aktori nga Presheva fiton çmimin BEST AUDIENCE PRIZE në New York.

Filmi “My city screams” i Regjisorit Ibrahim Dearit, Producent Arben Fejzullau është fitues i çmimit BEST AUDIENCE PRIZE në “Albanian film week 2014” në New York. Regjisori Deari në rrjetin e tij social ka falënderuar organizatorët e festivalit Albanian film week 2014.
Faleminderit organizatores së festivalit, Mrika Krasniqit që po mban një festival si Albanian film week dhe po na mundëson të gjithve artistëve që ti promovojm filmat tanë edhe në New York. Faleminderit gjithë shqiptarve që janë në New York për mikëpritjen e tyre, ka shkruar Deari në rrjetin e tij social në FB. Vlenë të theksohet se në këtë filn merr pjesë edhe aktori i mirënjohur nga Presheva Gani Veseli i cili me profesionalizmin e tij si aktor po e prezentonë në mënyrën më të mirë të mundshme Luginën e Preshevës edhe përtej Oqeaneve. Në një prononcim për BujanociNet, Veseli ka thënë se, “jamë i lumtur që mu ka dhënë mundësia të jemë pjesë e filmit “My city screams” i cili tashmë është kurorëzuar edhe me çmimin BEST AUDIENCE PRIZE, që do të thotë shumë për mua, sepse unë nuk e kamë prezentuar vetvetën në këtë film por tërë Luginën e Preshevës”

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button