Sot, bëhen 17 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe Policisë serbe, të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari.
Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë në Vojnik të Skënderajt, të cilat u tërhoqën, duke lënë të vrarë dhe të plagosur.
Të nesërmen me 26 nëntor, një ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara u drejtuan për në ketë fshatë, ku UÇK prapë i sulmoi dhe pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura.
Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë UÇK, filluan të qëllojnë majtas e djathtas pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe më 28 nëntor 1997.
Në këtë ceremoni varrimi, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga mbarë Kosova, u bë dalja e parë publike e UÇK-së.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;