Qytetarë të pandërgjegjshëm gjatë natës kanë hudhur mbeturina në afersi të Trezorit
Jo shumë larg nga objekti i Komunës së Preshevës, ky vend është shndërruar në një deponi mbeturinash, njofton Presheva.AL
Shumë qytetarë kan postuar foto në rrjetet sociale që kjo hedhje e mbeturinave po i shkakton pasqyrë të keqe Preshevës, madje vetë banorët fajësojnë banorët për hedhjen e këtyre mbeturinave, në kushte anonimiteti një banorë nga Presheva për portalin Presheva.AL tha se ne si qytetarë vetë duhet të kujdesemi për pastërtin e qytetit, i dijmë mirë kapacitetet e ndërmarrjes publike “Moravica” që me vite të tëra kemi problemin e grumbullimit të mbeturinave në shumë vende në Preshevë dhe N.P “Moravica” nuk duhet fajësuar, ata duhet të mbështeten dhe finasiarisht dhe nga Komuna e Preshevës për arsye që të evitohen këto probleme të mbeturinave që po shohim çdo ditë në qendrën e Preshevës.
Foto që shihni është gjendja në të cilën qendra historike e Preshevës është.
Shpresojmë se ky problem me mbeturinat do të zgjidhet. © Presheva.AL