Lajme

Bizneset kosovare të vendosin flamujt që tregojnë origjinën e mallit

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, bashkë me kryeinspektorin e MTI-së, Lulzim Syla, kanë vizituar disa markete në Prishtinë për të parë nga afër zbatimin e Udhëzimit administrativ për vendosjen e flamujve që tregon origjinën e mallit.

Krasniqi theksoi se qëllimi i këtyre vizitave është sensibilizimi i bizneseve që ta zbatojnë Udhëzimin administrativ dhe të fillojnë me vendosjen e flamujve.

Ajo u shpreh se qytetarët e kanë pritur shumë mirë vendosjen e flamujve që tregojnë origjinën e mallit. Ajo theksoi se konsumatorët do të kenë lehtësim gjatë blerjes së produkteve që u nevojiten në përditshmëri.

Kujtojmë se Udhëzimi administrativ ka hyrë në fuqi më 29 dhjetor të vitit 2018, ku i obligon të gjithë shitësit që në anën e majtë të çmimit ta vendosin edhe flamurin e atij shteti se nga importohet produkte për ta treguar origjinën e mallit.

Related Articles

Back to top button