Lajme

Zhunica e Preshevës, vendbanimi që ka realizuar më shumë projekte komunale?

Fshati Zhunicë shtrihet në të ashtuquajturën zonën e dytë nga vet qyteti i Preshevës, mes hekurudhës dhe autostradës ndërkombëtare.

Fshati ka treqind e pesëdhjetë shtëpi me rreth 2200 banorë, rreth 30% të numrit të përgjithshëm të banorëve të fshatit jetojnë në mërgim, ndërsa numri i të papunëve është i madh.

Një numër simbolik i qytetarëve janë të punësuar në administratën komunale, disa në shkollë dhe ka disa që punojnë në sektorin privat.

Zhunica ka një tokë mjaftë pjellore, ndaj një pjesë e fshatarëve merret me bujqësi dhe blegtori. Bashkësia lokale e Zhunicës, është ndër pjesët rurale të Preshevës që ka arrit të i realizojë shumicën e projekteve kapitale, ndryshe nga shumë fshatra tjerë, shumica e të cilave është bërë falë vetkontributit të qytetarëve dhe udhëheqjes së mirë të fshatit.

Selajdin Mustafa është kryetar i Bashkësisë Lokale që nga viti 1992, tani ai ka mandatin e tij të shtatë dhe ka thënë se në fshatin ti janë realizuar shumica e projekteve kapitale.

Ai ka akuzuar pushtetin lokal në Preshevë, për keç menaxhim, ai thotë se bashkëfshatarët e tij janë dëmtuar në ndarjen e subvencioneve bujqësore.

Janë pak të rinj të cilët janë angazhuar në punë, ata që kanë përfunduar shkollimin janë pengë i mosnjohjes së diplomave nga autoritetet serbe, ndërsa shumica ka në mendje mërgimin si alternativ për një jetë më të mirë, thotë Fatmir Ramadani, nënkryetar në bashkësinë Lokale. V

Ndërmarrja Prodhuese “Fluidi” fillet e saja i ka në fshatin Zhunicë, ajo është themeluar në vitin 1994 dhe që nga atëherë ka vazhduar me suksese, tani ka disa prodhime jo vetëm në Zhunicë por edhe në Gjilan. Tek “Fluidi” punojnë disa qytetarë të fshatit Zhunicë. VOX: Shkëlqim Mustafa – Menaxher i NP “ Fluidi” ën Zhunicë

Amiri dhe Lulzimi, janë ndër të rrallët që merren me bujqësi dhe blegtori, ata ankohen se kanë vështirësi rreth punëve, ndërsa nuk kanë marrë asnjëri subvencione që ndanë komuna.

Një orientim më i mirë i buxhetit komunal në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, në përgjithësi në Preshevë e veçanërisht në fshatin Zhunicë do të ia vlente për të zvogëluar papunësinë dhe për t`ia kthyer perspektivën pjesëve rurale, thonë në Zhunicë./B.R/Titulli.com/

Related Articles

Back to top button