Mbyllet Turneu “Artan Abazi” KF Jetoni Blue Point fiton trofeun dhe çmimin prej 2.000 euro

Ka përfunduar me sukses edicioni i sivjetshëm i Turneut Memorial “Artan Abazi”, që mblodhi dhjetëra ekipe dhe qindra sportdashës gjatë ditëve të zhvillimit.
Në finalen e turneut u përballën KF Rainca dhe KF Jetoni Blue Point, në një ndeshje me atmosferë të zjarrtë dhe mbështetje të madhe nga tifozët.
Në fund, KF Jetoni Blue Point arriti të triumfojë me rezultat 9 me 3 dhe u shpall fitues i Turneut Memorial “Artan Abazi”, duke fituar edhe çmimin prej 2.000 eurosh.
Turneu u zhvillua në frymën e sportit, respektit dhe kujtimit të dëshmorit Artan Abazi, duke mbledhur ekipe dhe sportdashës nga e gjithë Lugina e Preshevës.
Urime ekipit KF Jetoni Blue Point për triumfin, si dhe të gjitha ekipeve pjesëmarrëse për kontributin në mbarëvajtjen e turneut.
