Presheva mbushet nga bashkatdhetarët, rritet fluksi i automjeteve dhe vështirësohet qarkullimi në qytet

Gjatë këtyre ditëve, qyteti i Preshevës është përfshirë nga një fluks i madh i automjeteve, si pasojë e ardhjes së shumë bashkatdhetarëve nga vendet e ndryshme të Evropës.

Rrugët kryesore të qytetit janë të mbushura me makina me targa të huaja, ndërsa qarkullimi në disa pjesë të Preshevës është bërë më i vështirë, sidomos gjatë orëve me më shumë lëvizje.

Prania e madhe e mërgimtarëve në vendlindje shihet si një atmosferë e veçantë për qytetin, pasi shumë familje kthehen për të kaluar pushimet verore pranë të afërmve dhe miqve.

Autoritetet dhe qytetarët u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes dhe durim gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat më të frekuentuara të qytetit.

Back to top button