Një javë pas ndarjes nga jeta , bashkëshortja e Arian Dacit i bën dedikim emocionues
Një javë pas ndarjes nga jeta , bashkëshortja e Arian Dacit i bën dedikim emocionues
Një javë pas vdekjes së Arian Dacit, bashkëshortja e tij i bën dedikim prekës.Bashkëshortja e Arian Dacit, Merita, ka shkruar një dedikim një javë pas ndarjes së zëvendësministrit nga jeta.Arian Daci humbi jetën më 26 janar si pasojë e rënies së një orteku bore në Brezovicë.
Një javë pas vdekjes së tij, bashkëshortja e Arianit, Meria, ka shkruar fjalë prekëse dedikuar atij.Shikojeni postimin e plotë të saj:“ARI IM
Kurrë se kisha mendu që mundem me shkru këtë shkrim për ty.Në këto ditë të vështira më kujtohen gjitha momentet që kaluam së bashku, ishin plot 20 vite, u rritem bashkë, mësuam gjithcka bashkë, e jetuam cdo dite sikur të ishte e fundit.
Nuk e dita që në këtë jetë Zoti më kishte dërguar një Engjull për të më bërë të lumtur e të përmbushur në çdo aspekt.Por në të gjitha këto vite pjesë e rëndësishme e jetës sonë u bë bora e bardhësia e saj që e deshe aq shumë, ndoshta ishte shpirti yt i bardhë, që të tërhiqe deri në përjetësi.Mua me le shumë kujtime te bukura dhe shembullin se si duhet te kujdesem per familjen, dhe misionin jo të lehtë për t’i rritur e edukuar Diarin e Deonin që aq shumë bëre për ta, me zemër të thyer do të mundohem që këtë mision ta përmbushi me forcën e vullnetin më të madh.Qenka e vërtete thënia se “Zoti i merr herët njerëzit më të mirë afër vetes”
Deri të bashkohem me ty atje ku nuk ka ndarje, do të jesh çdo moment në zemrën time.Lamtumirë dashuria e jetës.
Të dua ❤”.Kujtojmë që Arian Daci ishte zëvendësministër i diasporës në Qeverinë e Kosovës’.