Lajme

Kishte thënë se “Islami është një gënjeshtër”, por politikani holandez konvertohet në musliman

Një ish-anëtar i partisë holandeze të ekstremit të djathtë njoftoi të hënën se ai është konvertuar në Islam.

Sipas politico.eu Joram Van Klaveren ka thënë se ai një konvertim të tillë e ka bërë derisa po shkruante një libër për Islamin.“Gjatë këtij shkrimi hasa gjithnjë e më shumë gjëra që e bënë pikëpamjen time mbi Islamin të lëkundur”, tha ai për një radio holandeze.

Van Klaveren ishte anëtar i parlamentit për Partinë e Lirisë (PVV) nga 2010 në 2014, por e la partinë pasi Wilders i kërkoi mbështetësit gjatë një tubimi në 2014 nëse ata donin më shumë ose më pak marokenë në Holandë, për të cilën gjë turma u përgjigj ”Më pak! Më pak! Më pak!”

Pas largimit nga PVV, Van Klaveren krijoi partinë e tij, Për Holandën, por nuk arriti të fitojë një vend në zgjedhjet kombëtare të vitit 2017 dhe u largua nga politika.

Van Klaveren ishte kritik i ashpër i Islamit gjatë kohës së tij si politikan i PVV, duke thënë se “Islami është një gënjeshtër” dhe “Kurani është helm”, thuhet në gazetën NRC.

I pyetur në intervistën e gazetës nëse ndihej fajtor për këto deklarata, Van Klaveren tha se ishte “thjesht gabim”, duke shtuar se ishte “politika PVV: gjithçka që ishte e gabuar duhej të lidhej me Islamin në një mënyrë apo në një tjetër”.

Related Articles

Back to top button