Lajme

Arrestohet në Tabanoc shtetasi shqiptar, tentoi të dilte në Serbi me pasaportë false

Një shtetas i Republikës së Shqipërisë me pasaportë të falsifikuar është privuar nga liria në vendkalimin kufitar në Tabanoc gjatë tentimit për të dalë nga Maqedonia në Serbi.

Siç kumtoi MPB-ja, më 09.02.2019 në orën 09:15 minuta në vendkalimin kufitar Tabanoc, për dalje nga Maqedonia, pas kryerjes së kontrollit të pasaportave, është konstatuar se Z.K. (25) nga Shqipëria, posedon pasaportë të falsifikuar.

Personi është privuar nga liria dhe u është dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme.

Related Articles

Back to top button