Lajme

Vuçiq më vjen turp që nuk di asnjë fjalë në gjuhën shqipe

“Serbët dhe shqiptarët duhet të jetojnë në paqe në qytetin e Bujanocit dhe kështu do të jetë”, tha Aleksandar Vuçiq gjatë fushatës “E Ardhmja e Serbisë” në vizitën që ka bërë në rrethin e pçinjës.

Pas vizitës në fabrikën Jumko në Vranjë ishte gazetarja shqiptare nga Bujanoci e cila i bëri pytjen Vuçiqit për mardhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve në Komunën e Bujanocit.

Vuçiq i habitur se gazetarja shqiptare po fliste kaq mirë gjuhën serbe, tha se ndihet i turpëruar që nuk e din asnjë fjalë shqipe.

Ndërsa për pytjen e bërë ai tha se në Bujanoc bisedoi me sërbët dhe nuk donte të fliste për mardhëniet me autoritetet lokale. Ai shtoi se gjatë vizitës foli për mënyrat se si të ndihmohet bujqësia kryesisht bagëtia në këtë Komunë.

Related Articles

Back to top button