Lajme
Një nga viktimat e tragjedisë në rrugën Shkup-Tetovë ishte një 19 vjeçar i cili sapo kishte filluar studimet në mjekësi
Ëndërra e Onurit ishte tu ndihmojë njerëzve, sapo kishte filluar studimet e mjekësisë
Një nga viktimat e tragjedisë së djeshme në rrugën Shkup-Tetovë, afër fshatit Llaskarcë, është edhe 19 vjeçari Onur Sadiku. Familja e tij janë familje gurbetqarësh në Poreç të Kroacisë, kurse Onuri sapo kishte filluar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, rrëfejnë fqinjët e tij për Gazetën Lajm.
Ata e përshkruajnë Enurin si djalosh shembullor edhe në shkollë por edhe në jetën private. “Ai kishte ëndërr të jetës të ju ndihmojë njerëzve, prandaj edhe kishte zgjedhur fakultetin e mjekësisë”.