Lajme
Pushimi dimëror zgjatet edhe një javë
Me rekomandim nga Ministria e Shëndetësisë për shkak të gripit zgjatet për një javë pushimi dimëror në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Serbi, transmeton Presheva.AL
Për shkak epidemisë së gripit në seancën e Qeverisë sot u vendos që shkolla të fillojë mësimin shtatë ditë më vone se sa ishte i planifikuar, pra më 25 shkurt 2019.
Sipas plan programit, pushimi duhej të zgjaste deri më 18 shkurt, sipas vlerësimit të një epidemologu epidemia e gripit është në rritje dhe se mund të shpërndahet më shumë nëse fëmijët kthehen në shkollë.