LajmeMagazina

​Jeta e Kledionit në rrezik për vetëm edhe 2 mijë euro

Kledion Krasniqi, 15 muajsh, vuan nga tumori në tru dhe ai ka nevojë vetëm edhe për 2 mijë euro që të mbledh shumën e nevojshme për të vazhduar shërimin e tij në Turqi.
Atij i duhen gjithsej 6 mijë euro, por falë donacioneve që i kanë dhuruar qytetarët deri më tani janë mbledhur 4 mijë euro.
Të gjithë ata që kanë mundësi dhe janë të interesuar që të shpëtojnë jetën e Kledit, mund të kontaktojnë përmes telefonit me babin e tij, Gjevdet Krasniqi, në numrat e telefonit +377 44 756 454 dhe +377 45 522 259, ose mund të kontribuojnë përmes Xhirollogarisë Bankare Nr: 2030000067622737.
Familja Krasniqi, e cila vjen nga Prizreni, por që tash e një kohë jeton në Klinë, nuk ka mundësi të paguaj shërimin e Kledit të vogël, pasi që jetojnë në kushte shumë të rënda financiare, ku 5 anëtarët e kësaj familje jetojnë vetëm me një social prej 85 euro në muaj.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button