LajmeMagazina

Kreu i veteranëve të UÇPMB-së akuzon politikanët shqiptarë për pasurim personal me simbole kombëtare

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Nazmi Hajredini ka kritikuar ashpër drejtuesit politik shqiptarë të Preshevës dhe të Bujanocit. “Këta matrapazë të bizneseve të fëlliqta keqpërdorin gjuhën, flamurin, referendumin dhe vlerat e luftës”, ka komentuar Hajredini në një spostim në facebook. “Serbia ia mundëson të manipulojnë dhe ata po e shfrytëzojnë atë për interesat e tyre personale, familjare dhe klanore vetëm se për t’i përmbushur standardet e tyre. As në Shqipëri, në Kosovë dhe në diasporë nuk e kishin pasur jetën me më shumë të ardhura, me më shumë punësime familjare”, ka shkruar kryetari i OVL-së duke i kritikuar pushtetarët në Preshevë se gjatë vizitës së Kryeministrit Edi Rama, nuk e vendosën flamurin kombëtar në sallën e Kuvendit Komunal dhe të Shtëpisë së Kulturës. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button