Rreth 22 klube futbollistike shqiptare pritet të bashkohen në një shoqatë të përbashkët.
Siç merret vesh nga anëtarët e Këshillit Inicues, takimi do të nisë në ora 18.00 në afërsi të kryeqytetit zviceran, Bernës, në Ostermundingen.
Kuvendi themelues njofton se kjo iniciativë do të kurorëzohet me daljen e Unionit të Klubeve Futbollistike Shqiptare në Zvicër, shkurt UKFSHZ.
“Po, sot definitivisht formohet Unioni i Klubeve Futbollistike Shqiptare në Zvicër”, dëshmon përmes telefonit, anëtari i Këshillit Inicues, Arsim Hyseni.
Përmes Unionit, ata synojnë ngritjen e nivelit të futbollistëve shqiptarë. Duan të krijojnë ura lidhëse mes klubeve shqiptare në Zvicër, atyre në vendlindje dhe një bashkëpunim më të avancuar me autoritetet zvicerane të futbollit.
Merret vesh se me bashkimin e klubeve shqiptare në një Union, klubet shqiptare të futbollit do të organizojnë “Kupen e Unionit”.
Në plan të këtij projekti është poashtu krijimi i përfaqësuese së Unionit e përbëre nga lojtarë më të klubeve shqiptare në Zvicër.
Për këtë takim janë bërë gati të gjitha përgatitjet tregon përfaqësuesi i klubit futbollistik, FC Dardania në Basel, Enver Hajdari. Ai madje ka punuar një ëmblemë e cila nga përfaqësuesit e klubeve ka gjasa të mira të zgjedhet si emblemë e UKFSHZ-së.
Në këtë takim pritet të marrin pjesë zyrtarë të ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe përfaqësues të FFSH dhe FFK-së.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;