A po dorëzohet Ragmi Mustafa?
Politika është arti i kompromisit, thuhet shpesh nëpër koluaret politike.
Dëshira e të gjithë shqipëtarëve të jetojnë në një shtet, është diçka që gjithmonë është ëndërruar. Jo rrallëherë, politikanë të ndryshëm nëpër trojet shqiptare, e sidomos ata që gjinden jashtë territorit të Shqipërisë londineze, ndërtonin politiken e tyre vepruese lokale në bazë të slloganit te bashkimit kombëtarë.
Një nga poilitikanët, i cili me vite të tera promovoi politikën e tij lokale, duke luajtur me kartën e bashkimit kombëtar është edhe Ragmi Mustafa, kryetari aktual i PDSH-së në Preshevë.
Ai, arrinte të fitonte edhe zgjedhjet lokale, duke u mbështetur në këtë sllogan, bashkimin e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.
Po tani cfarë po ndodh me Ragmi Mustafën i cili si duket ka ndërruar mendjen apo ka harruar se çfarë deklaronte para disa viteve.
Kujtojmë se nëpër shumë televizione deklarata e Ragmi Mustafës ka qenë bashkimi me Kosovën. Ne po shkëpusim vetëm një intervistë dhënë për Vizion Plus ku Mustafa deklaroi se propozimi i Hashim Thaçit për bashkimin e Luginës me Kosovën ëhstë i vonuar.
Në deklaratat e fundit në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook Ragmi Mustafa ka ndërruar mendimin ose është dorëzuar dhe tani po kërkonë reciprocitet me sërbët e Kosovës, më poshtë keni të plotë postimin e tij gjatë takimit me kordinatorin e ekipit shtetror të Kosovës Fatmir Limaj.
Në takim me zëvendëskryeministrin e qeverisë së Republikës së Kosovës zotin Fatmir Limaj, njëherit kordinator i ekipt shtetror të Kosovës për bisedimet Prishtinë-Beograd. Zoti Limaj konfirmoj për të satën herë me radhë se ekipi shtetror i bisedimeve seriozisht do të merret me shqiptarët e Luginës së Preshevës në bisedimet e Brukselit. Prandaj, në platformën e përgaditur nga ekipi negocues i shtetit të Kosovës kanë propzu masën e plotë të reciprocitetit midis të drejtave të serbëve në Kosovë dhe të drejtave të shqiptarve në Luginë të Preshevës. Një gjë e till është pranuar edhe nga mediatorët e bisedimeve përkatsisht Brukseli zyrtar. Ditë më të mira do të presin shqiptarët e Luginës së Preshevës.