Lajme

Shqiprim Arifi: Këshilltarët e kuvendit tani e tutje të garantojnë siguri dhe ecuri të pushtetit lokal

Këshilli komunal në Preshevë ka shqyrtuar dhe miratuar rebalansin e buxhetit për vitin 2019.Ky rebalans është aprovuar me kërkesë të ministrisë përkatëse jo nga nevoja në terren ka thënë kështu kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Në këtë mbledhje të rregult është bërë edhe emërimi i avokatit komunal Xhevat Fejzullahu ku kryetari Arifi e ka vlerësuar si përzgjedhje të mirë në aspektin kadrovik. Kryetari i komunës në deklaratën për media ka thënë se Fejzullahu do të bëjë mbështetjen e duhur juridike të lëndëve në kuadër të administratës komunale Anëtarët e këshillit komunal kanë shqyrtuar dhe miratuar edhe raportet e punës të institucioneve publike të cilat do të procedohen në seancën e radhës të kuvendit komunal. I pari i Preshevës ka rikujtuar opozitarët për veprimet e pahijshme që po i bëjnë herë pas here në proceset politike.

Arifi ka rikthesuar se partitë opozitare nuk zgjedhin tentativa për prishje të pushtetit me qëllimin e vetëm për të mbushur xhepat siç kishte bërë gjatë 12 viteve Ragmi Mustafa. Pak kohë më parë vetë Mustafa kishte ftuar publikisht këshilltarët që të ndikojnë në prishjen e pushtetit lokal e që kjo gjë iu kthye me bumerang duke i kthyer shpinën këshilltarët e tijë. Shqiprim Arifi ka ftuar këshilltarët e kuvendit komunal në Preshevë që tani e tutje të garantojnë siguri dhe ecuri të pushtetit lokal meqë janë të rëndësishme proceset nëpër të cilat po kalojnë shqiptarët e Luginës.

Opozita në Preshevë është opozitë e brishtë dhe nuk do të tolerojmë që këta faktorë të cilët nuk kanë imunitet nga qytetarët të shkatërrojnë të mirat e vendit tonë ka thënë ndër të tjera kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi./

Related Articles

Back to top button